Politikë

S’do rrimë duarkryq

Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës i ka bërë thirrje Qeverisë Kurti që sa më parë të procedojë në Kuvend ndryshimin e Ligjit për Dhomat e…

S’do rrimë duarkryq
Dëgjo artikullin 1 min

Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës i ka bërë thirrje Qeverisë Kurti që sa më parë të procedojë në Kuvend ndryshimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara.

Në një konferencë për media, nënkryetari i OVL të UÇK-së, Gazmend Syla, ka thënë se nëse kërkesa e tyre nuk merret parasysh, veteranët do ta kundërshtojnë një gjë të tillë me protesta në rrugë.

“Nëse nuk merren parasysh kërkesat tona, e kuptojmë që është qëllimkeqe dhe kemi me marrë veprimet tona, por po kemi me dalë në rrugë, por po duam të japim mundësi institucioneve tona. Ne veteranët nuk do të rrimë duarkryq. Po japim mundësi që të reflektojë kjo qeveri dhe në rrethana të tjera ne do të dalim në rrugë.”, ka thënë ai.

Ai ka thënë se ndryshimi i Ligjit për Specialen nuk duhet të zvarritet, sepse sipas tij, ish-krerët e UÇK-së po vazhdojnë t’i kenë duart e lidhura në Hagë.

Syla ka ftuar të gjithë qytetarët në marshin e madh që është organizuar më 1 tetor, duke ftuar të gjitha kategoritë e shoqërisë që të bëhen pjesë për të kundërshtuar aktgjykimin dënues në Hagë ndaj ish-krerëve të UÇK-së.

Scroll To Top