Rusia u jep diplomatëve hungarezë dy javë për t’u larguar
Ministria e Jashtme ruse njoftoi të enjten se një grup diplomatësh hungarezë duhet të largohen nga Rusia brenda dy javësh. Moska e paraqiti vendimin si kundërpërgjigje ndaj dëbimit të 10…

Ministria e Jashtme ruse njoftoi të enjten se një grup diplomatësh hungarezë duhet të largohen nga Rusia brenda dy javësh. Moska e paraqiti vendimin si kundërpërgjigje ndaj dëbimit të 10 diplomatëve rusë nga Budapesti muajin e kaluar.
Sipas ministrisë ruse, masa prek punonjës të Ambasadës hungareze në Moskë dhe të konsullatave të përgjithshme në Shën Petersburg e Kazan. Numri i personave që duhet të largohen nuk u bë i ditur.
Ministria e Jashtme hungareze tha se kishte marrë dijeni për vendimin. “Hungaria nuk është e interesuar për një përshkallëzim të tensioneve diplomatike”, theksoi ajo në deklaratën e saj.
Sponsorët
![]() | ![]() | ![]() |


