Pa kategori

Rugova mbështet deklaratën për Hagën, pret koordinimin e tekstit

Deputeti i LDK-së, Ukë Rugova, tha para gazetarëve në Kuvend se deklarata për aktgjykimin e Dhomave të Specializuara në Hagë duhet të votohet, por shtoi se duhet parë si po…

Rugova mbështet deklaratën për Hagën, pret koordinimin e tekstit
Dëgjo artikullin 1 min

Deputeti i LDK-së, Ukë Rugova, tha para gazetarëve në Kuvend se deklarata për aktgjykimin e Dhomave të Specializuara në Hagë duhet të votohet, por shtoi se duhet parë si po koordinohet teksti me grupin parlamentar.

I pyetur para nisjes së seancës nëse do ta votonte deklaratën, ai u përgjigj: “Te shohim me GP jemi duke shkuar në mbledhje, por patjetër që duhet me e votu, por ta shohim se si po koordinohet teksti një herë”.

Rugova u shpreh edhe në favor të zgjedhjes së presidentit të Kosovës për të shmangur zgjedhjet. Ai tha se kjo duhet bërë “që të shmangen zgjedhjet për hir të popullit dhe për hir të miqve tanë ndërkombëtarë”.

Sponsorët

Petrol CompanyJYSKMishtore Meli
Scroll To Top