Rubio tregon pse s’i sheh të nevojshme sulmet ndaj Iranit
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, tha se sanksionet ekonomike dhe bllokada detare amerikane ndaj Iranit po japin rezultate që, sipas tij, e bëjnë të panevojshme ndërmarrjen e operacioneve të…

Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, tha se sanksionet ekonomike dhe bllokada detare amerikane ndaj Iranit po japin rezultate që, sipas tij, e bëjnë të panevojshme ndërmarrjen e operacioneve të mëdha luftarake nga presidenti Donald Trump.
Duke folur të martën për gazetarët në Paris, pas dy ditësh takimesh me aleatët e G7-ës, Rubio kundërshtoi vlerësimin se shmangia e veprimeve të tjera ushtarake do të nënkuptonte ngërç ose ruajtje të gjendjes aktuale.
“Nuk kemi nevojë të kryejmë sulme ushtarake nëse e arrijmë të njëjtin objektiv përmes mjeteve ekonomike dhe presionit ekonomik. Kjo nuk është ngërç”, deklaroi ai.
Rubio tha se presioni ekonomik ndaj Iranit po shtohet çdo ditë. Ai pretendoi gjithashtu se vendi nuk ishte përballur më parë me një pamundësi të tillë për të shitur energji në tregun global.
Sipas sekretarit të Shtetit, edhe vlerësimet që Trump ka marrë nga aleatët rajonalë në Lindjen e Mesme mbështesin këtë qëndrim.
Deklaratat pasojnë njoftimin e Trumpit të hënën se planifikon t’i pezullojë për momentin sulmet e reja kundër Iranit, pas kërkesave nga vendet e rajonit, përfshirë Katarin.
Sponsorët
![]() | ![]() | ![]() |


