Pa kategori

Rrustemi: Zgjedhjet e reja do ta pengonin betejën me Specialen

Deputeti i Vetëvendosjes, Adnan Rrustemi, tha se një fushatë e re zgjedhore do t’i zhvendoste partitë drejt akuzave ndaj njëra-tjetrës, në vend të angazhimit për përballjen me Gjykatën Speciale. Në…

Rrustemi: Zgjedhjet e reja do ta pengonin betejën me Specialen
Dëgjo artikullin 1 min

Deputeti i Vetëvendosjes, Adnan Rrustemi, tha se një fushatë e re zgjedhore do t’i zhvendoste partitë drejt akuzave ndaj njëra-tjetrës, në vend të angazhimit për përballjen me Gjykatën Speciale. Në emisionin KosovaLive në T7, ai e lidhi shmangien e këtij skenari me dakordimin për presidentin.

“Sot është e martë, sot një javë përfundon afati për Presidentin. Të mërkurën e javës së ardhshme kush do të merret me betejën me Hagën? Ne do të fillojmë fushatën zgjedhore duke akuzuar njëri-tjetrin”, tha Rrustemi.

Sipas tij, çështja e presidentit dhe ajo e ndryshimit të ligjit për Specialen janë lidhur nga afatet kohore. “A u ndihmojmë atyre me një betejë të tillë? Nuk u ndihmojmë. Prandaj është tepër me rëndësi të dakordohemi për Presidentin”, deklaroi ai.

Qëndrimi i tij dallon nga ai i shefit të grupit parlamentar të PDK-së, Arian Tahiri, i cili tha në konferencë për media se ndryshimi i ligjit për Specialen nuk duhet të lidhet me zgjedhjen e presidentit. Tahiri e cilësoi nismën ligjore si obligim kombëtar, ndërsa zgjedhjen e presidentit si çështje konsensusi politik.

Sponsorët

Petrol CompanyJYSKMishtore Meli
Scroll To Top