Pa kategori

Rrustemi: S’ka pse të ushtrohet presion ndaj LVV-së për Specialen

Deputeti i Vetëvendosjes, Adnan Rrustemi, kundërshtoi presionin ndaj partisë së tij për çështjen e Speciales, duke iu referuar qëndrimit të saj kundër themelimit të kësaj gjykate. Në emisionin Kosova Live…

Rrustemi: S’ka pse të ushtrohet presion ndaj LVV-së për Specialen
Dëgjo artikullin 1 min

Deputeti i Vetëvendosjes, Adnan Rrustemi, kundërshtoi presionin ndaj partisë së tij për çështjen e Speciales, duke iu referuar qëndrimit të saj kundër themelimit të kësaj gjykate. Në emisionin Kosova Live në T7, ai e mbrojti këtë qëndrim në kohën kur PDK-ja po kërkon kalimin në Kuvend të projektligjit për ndryshimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara.

“Nuk ka pse të ushtrohet presion ndaj Vetëvendosjes sepse është subjekti i vetëm politik ose le të themi më konsistenti në raport me këto tema”, tha Rrustemi.

Sipas deputetit, LVV-ja ka paraqitur vazhdimisht argumente politike dhe juridike kundër themelimit të Dhomave të Specializuara. Ai vlerësoi se këto argumente janë konfirmuar, “fatkeqësisht”, nga aktgjykimi dënues ndaj katër ish-krerëve të UÇK-së.

Sponsorët

Petrol CompanyJYSKMishtore Meli
Scroll To Top