Pa kategori

Rrustemi: Do ta votoja zhbërjen e Speciales nëse ndihmon procesin

Deputeti i Vetëvendosjes, Adnan Rrustemi, tha se personalisht do ta votonte edhe zhbërjen e Speciales, nëse do të bindej se kjo e ndihmon procesin. Në emisionin KosovaLive në T7, ai…

Rrustemi: Do ta votoja zhbërjen e Speciales nëse ndihmon procesin
Dëgjo artikullin 1 min

Deputeti i Vetëvendosjes, Adnan Rrustemi, tha se personalisht do ta votonte edhe zhbërjen e Speciales, nëse do të bindej se kjo e ndihmon procesin. Në emisionin KosovaLive në T7, ai deklaroi se LVV-ja nuk është kundër ndryshimit të ligjit, por kërkoi diskutim për efektet dhe rreziqet e nismës.

“Përmbajtja, sado që është komplekse, unë personalisht do ta votoja edhe sikur përmbajtjen do ta kishte ekstreme deri në zhbërje, por nëse do ta bindnim njëri-tjetrin që kjo e ndihmon minimalisht procesin”, tha Rrustemi.

Ai theksoi se ende nuk është i bindur që ndryshimet e propozuara do të ndihmonin. “Unë ende s’jam i bindur. Nëse ata janë të bindur, le të diskutojmë me njëri-tjetrin”, deklaroi deputeti.

Rrustemi kërkoi që nisma të analizohet në raport me Kushtetutën, aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese dhe marrëveshjet ndërkombëtare. Ai paralajmëroi se trajtimi i saj nga organi kushtetues i Speciales mund, sipas tij, të përforcojë kufizimet mbi sovranitetin e Kosovës.

Sponsorët

Petrol CompanyJYSKMishtore Meli
Scroll To Top