Ramadani pas vendimit të Kushtetueses: President deri më 6 tetor ose zgjedhje
Burim Ramadani ka reaguar ndaj vendimit të Gjykatës Kushtetuese për konstituimin e Kuvendit të Kosovës, duke e cilësuar atë si dështim të pushtetarëve. Në postimin e tij, ai e vuri…

Burim Ramadani ka reaguar ndaj vendimit të Gjykatës Kushtetuese për konstituimin e Kuvendit të Kosovës, duke e cilësuar atë si dështim të pushtetarëve. Në postimin e tij, ai e vuri theksin te afati për zgjedhjen e Presidentit.
“Deri më 6 tetor ose zgjedhet Presidenti ose shkohet në zgjedhje”, shkroi Ramadani, duke paraqitur interpretimin e tij për pasojat e vendimit.
Sipas Ramadanit, Gjykata konstatoi se Kuvendi ishte konstituuar pas skadimit të afatit 30-ditor dhe përcaktoi pasojat kushtetuese të këtij tejkalimi. Ai akuzoi pushtetarët se nuk i kishin respektuar afatet: “Kushtetuta nuk është cope letre këshilluese dhe afatet kushtetuese nuk janë dekor”.
Sponsorët
![]() | ![]() | ![]() |


