Rama: Serbia duhet ta shohë Kosovën si fakt të jetës
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, tha në Forumin e Paqes në Paris se Serbia duhet ta pranojë pavarësinë e Kosovës si një realitet të pakthyeshëm dhe se sa më shpejt…

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, tha në Forumin e Paqes në Paris se Serbia duhet ta pranojë pavarësinë e Kosovës si një realitet të pakthyeshëm dhe se sa më shpejt ta kuptojë këtë, aq më mirë do të jetë për të.
Gjatë diskutimit në “Musée de l’Homme”, Rama e lidhi këtë qëndrim me raportin ndërmjet Bashkimit Evropian dhe Serbisë. Ai tha se nuk ka kthim prapa për shtetësinë e Kosovës.
“Sa më shpejt që serbët të kuptojnë se duhet ta shohin Kosovën si një fakt të jetës, aq më mirë do të jetë për ta”, deklaroi Rama.
Kryeministri e përshkroi Shqipërinë si vend paqedashës dhe aktiv në nxitjen e paqes. Duke folur për marrëdhëniet me vendet përreth, ai theksoi se fqinjët nuk mund të zgjidhen.
Në këtë kontekst, Rama kundërshtoi çdo ide për kthimin e Kosovës në atë që e quajti “një fantazi të re serbe”.
Sponsorët
![]() | ![]() | ![]() |


