Rama publikon foto me Trump, ironizon kritikët për takimin
Kryeministri Edi Rama ka publikuar në Instagram një fotografi ku shfaqet me presidentin amerikan Donald Trump, duke iu përgjigjur me ironi kritikëve që, sipas tij, kishin thënë se nuk kishte…

Kryeministri Edi Rama ka publikuar në Instagram një fotografi ku shfaqet me presidentin amerikan Donald Trump, duke iu përgjigjur me ironi kritikëve që, sipas tij, kishin thënë se nuk kishte arritur ta takonte.
Në postimin e tij, Rama ironizoi se ishte detyruar ta bënte fotografinë me inteligjencë artificiale, pastaj u sugjeroi kritikëve të bënin kujdes me këtë pretendim.
“Meqë s’e takova dot, siç thanë ata që çfarë nuk thonë, po asgjë s’bëjnë e s’na bëjnë dot, u detyrova ta bëj me lA. Po thuajuni atyre të bëjnë kujdes, se dro del që s’është IA dhe dalin prap si kokrrat e kandarit”, ka shkruar Rama.
Postimi i cituar nuk jep hollësi për ndonjë bisedë mes tyre apo për temat që mund të jenë trajtuar.
Sponsorët
![]() | ![]() | ![]() |


