Rama pritet të flasë nga aeroporti pas hetimeve ndaj Hysenit
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, pritet t’u drejtohet shqiptarëve nga aeroporti “Nënë Tereza”, pas kthimit nga SHBA-ja, sipas raportimit të RTSH-së. Mesazhi pritet të përqendrohet te situata pas nisjes së…

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, pritet t’u drejtohet shqiptarëve nga aeroporti “Nënë Tereza”, pas kthimit nga SHBA-ja, sipas raportimit të RTSH-së. Mesazhi pritet të përqendrohet te situata pas nisjes së hetimeve të SPAK-ut ndaj ish-drejtueses së SHISH-it, Vlora Hyseni.
Sipas të njëjtit raportim, Hyseni ndodhet në arrest shtëpie. Rama kishte deklaruar nga Nju Jorku se, pas kthimit nga SHBA-ja dhe në konsultim me presidentin Bajram Begaj, do të zgjidhet drejtuesi i ri i Shërbimit Informativ të Shtetit.
RTSH raporton gjithashtu se Begaj pritet të mbledhë Këshillin e Sigurisë Kombëtare më 28 shtator. Gjatë javës, presidenti është takuar me kreun e komanduar të SHISH-it, drejtorin e përgjithshëm të Policisë dhe ministrin e Brendshëm.
Dalja e paralajmëruar e Ramës pason vizitën e tij gjashtëditore në SHBA, ku mori pjesë në sesionin e 81-të të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së.
Sponsorët
![]() | ![]() | ![]() |


