Rama: Po krijojmë një regjistër kombëtar të diasporës
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, tha gjatë një takimi me shqiptarët në Staten Island të Nju Jorkut se po krijohet një regjistër kombëtar i diasporës. Ai e paraqiti nismën si…

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, tha gjatë një takimi me shqiptarët në Staten Island të Nju Jorkut se po krijohet një regjistër kombëtar i diasporës. Ai e paraqiti nismën si një mundësi për shqiptarët jashtë vendit që duan të investojnë në Shqipëri.
“Po krijojmë një regjistër kombëtar të diasporës si një dritare për ata që duan të investojnë sadopak në Shqipëri”, deklaroi Rama. Në fjalën e tij nuk dha afat për përfundimin e regjistrit apo hollësi për mënyrën e funksionimit.
Sipas kryeministrit, marrëdhënia me diasporën është zgjeruar përtej dërgesave financiare për familjet dhe tashmë përfshin investime e rikthime në vend. Ai përmendi institucionet, këshillat, agjencitë dhe samitet e diasporës si pjesë të këtij angazhimi.
Rama kujtoi edhe një darkë me Hashim Thaçin në Staten Island në vitin 2015, ku, sipas tij, kishin diskutuar për samitin e parë të Diasporës në Tiranë.
Sponsorët
![]() | ![]() | ![]() |


