Pa kategori

Rama: Hyseni u emërua me referenca të shkëlqyera nga partnerët

Kryeministri Edi Rama tha se emërimi i Vlora Hysenit në krye të SHISH-it ishte mbështetur në referenca të shkëlqyera nga shërbimet partnere dhe në përvojën e saj si këshilltare pranë…

Rama: Hyseni u emërua me referenca të shkëlqyera nga partnerët
Dëgjo artikullin 1 min

Kryeministri Edi Rama tha se emërimi i Vlora Hysenit në krye të SHISH-it ishte mbështetur në referenca të shkëlqyera nga shërbimet partnere dhe në përvojën e saj si këshilltare pranë tij për marrëdhëniet me institucionet e sigurisë.

Duke folur nga aeroporti pas kthimit nga SHBA-ja, Rama kundërshtoi shpjegimet konspirative për emërimin e saj. Sipas tij, Hyseni kishte punuar për një periudhë jo të shkurtër si këshilltare përpara se të merrte drejtimin e shërbimit informativ.

Ai tha se e kishte vlerësuar punën e saj dhe se vlerësimet e partnerëve ndërkombëtarë kishin qenë vazhdimisht pozitive. Megjithatë, Rama deklaroi se ish-drejtuesja tashmë përballet me një llogari të vështirë me drejtësinë dhe me një borxh moral ndaj vendit.

“Hetimi dhe gjykimi i Vlora Hysenit janë detyrë ekskluzive e drejtësisë. Kjo nuk ha asnjë diskutim. Kurse mbrojtja e shërbimit informativ të shtetit dhe jo vetëm, nga çdo dëm i panevojshëm kolateral, është detyrë e të gjithë shtetit”, tha Rama.

Sponsorët

Petrol CompanyJYSKMishtore Meli
Scroll To Top