Pa kategori

Qeveria me 35 pika, pa pikë të veçantë për Specialen

Ndryshimet në Ligjin për Dhomat e Specializuara nuk figurojnë si pikë e veçantë në agjendën e mbledhjes së sotme të Qeverisë së Kosovës. Sipas rendit të ditës të publikuar nga…

Qeveria me 35 pika, pa pikë të veçantë për Specialen
Dëgjo artikullin 1 min

Ndryshimet në Ligjin për Dhomat e Specializuara nuk figurojnë si pikë e veçantë në agjendën e mbledhjes së sotme të Qeverisë së Kosovës. Sipas rendit të ditës të publikuar nga Zyra e Kryeministrit, mbledhja është paraparë të nisë në orën 10:00 dhe përmban 35 pika.

Mungesa e një pike të posaçme për këtë nismë vjen pasi PDK-ja ka dërguar në Kuvend për shqyrtim ndryshimet në ligjin për Dhomat e Specializuara.

Në agjendë janë marrëveshje financiare me Bashkimin Evropian për programet IPA, projektligje, propozime për shpronësime dhe emërime komisionesh. Rendi mbyllet me pikën “Të ndryshme”; agjenda e publikuar nuk përcakton nëse nisma për Specialen mund të trajtohet në atë pjesë.

Sponsorët

Petrol CompanyJYSKMishtore Meli
Scroll To Top