Qelaj vë në pikëpyetje caktimin e paneleve të Speciales
Avokati i Popullit, Naim Qelaj, ngriti shqetësime për mënyrën e caktimit të paneleve gjyqësore në Dhomat e Specializuara në Hagë dhe u bëri thirrje Këshillit të Evropës dhe BE-së të…

Avokati i Popullit, Naim Qelaj, ngriti shqetësime për mënyrën e caktimit të paneleve gjyqësore në Dhomat e Specializuara në Hagë dhe u bëri thirrje Këshillit të Evropës dhe BE-së të reagojnë. Sipas tij, vendimmarrja autonome e kryetares për përbërjen e panelit ngre pikëpyetje për garancitë e pavarësisë së procesit.
“Paneli caktohet me vendim autonom të kryetares, pa iu nënshtruar asnjë kontrolli apo kriteri që e bën të besueshëm dhe garanton se nuk ka ndikime apo ndërhyrje”, deklaroi Qelaj, në deklaratën e përcjellë nga Gazeta10.
Ai tha se këtë shqetësim e kishte ngritur edhe më herët dhe se, sipas tij, çështja ishte evidentuar edhe në një raport të palës britanike.
“Prandaj, është koha që vetë Këshilli i Evropës dhe BE-ja të reagojnë”, tha Qelaj. Ai paralajmëroi se, sipas vlerësimit të tij, procesi po largohet nga standardet minimale të respektimit të të drejtave themelore dhe të një gjykimi të drejtë.
Sponsorët
![]() | ![]() | ![]() |


