Pula: Proceset ndaj individëve s’duhet të gjykojnë gjithë UÇK-në
Justina Pula, kryetarja e ASHAK-ut, kundërshtoi shndërrimin e proceseve ndaj individëve në një gjykim të përgjithshëm të UÇK-së. Në një reagim në Facebook për vendimin ndaj katër ish-drejtuesve të saj,…

Justina Pula, kryetarja e ASHAK-ut, kundërshtoi shndërrimin e proceseve ndaj individëve në një gjykim të përgjithshëm të UÇK-së. Në një reagim në Facebook për vendimin ndaj katër ish-drejtuesve të saj, ajo shprehu rezerva për mënyrën si janë konceptuar dhe perceptohen Dhomat e Specializuara.
“Proceset penale ndaj individëve nuk duhet të shndërrohen në gjykim të përgjithshëm të një lëvizjeje, të një periudhe historike apo të aspiratës së një populli për liri”, shkroi Pula.
Sipas saj, drejtësia duhet të perceptohet si e barabartë, gjithëpërfshirëse dhe e paanshme. Ajo theksoi se respektimi i procedurave juridike nuk e përjashton kritikën institucionale dhe kërkoi transparencë, llogaridhënie e debat publik të argumentuar.
Pula shprehu shqetësim për pasojat që, sipas saj, kjo gjykatë mund të ketë në kujtesën historike dhe besimin publik. Ajo shtoi se institucioni që drejton është në dispozicion për të ndihmuar hulumtimin dhe interpretimin e të dhënave e fakteve për luftën në Kosovë.
Sponsorët
![]() | ![]() | ![]() |


