Protestë në Stockholm për ish-pjesëtarët e UÇK-së në Hagë
Në Stockholm është organizuar sot një protestë në mbështetje të ish-pjesëtarëve të UÇK-së që përballen me procese gjyqësore në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë. Sipas organizatorëve, tubimi në…

Në Stockholm është organizuar sot një protestë në mbështetje të ish-pjesëtarëve të UÇK-së që përballen me procese gjyqësore në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë. Sipas organizatorëve, tubimi në sheshin Norra Bantorget ka nisur në orën 11:00 dhe ishte paraparë të zgjaste deri në orën 13:00.
Organizatorët thonë se protesta synon të shprehë solidaritetin e komunitetit shqiptar në Suedi me ish-pjesëtarët e UÇK-së dhe kërkesën për drejtësi. Ata e kanë cilësuar tubimin paqësor dhe demokratik.
Iniciatorë janë Faruk Hoxha, Shkipe Bunjaku, Labinot Demaliaj dhe Ragmi Halili. Në njoftimin e tyre, ata kanë parashikuar që pjesëmarrësit të përcjellin mesazhe mbështetjeje, duke respektuar rendin publik dhe udhëzimet e autoriteteve suedeze.
Sponsorët
![]() | ![]() | ![]() |


