Protesta për Specialen, Haziri do të kërkojë votimin pa vonesa
Organizatori i protestës “Jo në emrin tim”, Çlirim Haziri, do t’i kërkojë Qeverisë ta procedojë sa më parë në Kuvend projektligjin për ndryshimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara dhe…

Organizatori i protestës “Jo në emrin tim”, Çlirim Haziri, do t’i kërkojë Qeverisë ta procedojë sa më parë në Kuvend projektligjin për ndryshimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara dhe deputetëve ta votojnë pa vonesa. Kërkesa është paralajmëruar për natën e 14-të të protestës, më 29 shtator, në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë.
Sipas programit të paralajmëruar, protesta nis në orën 21:00. Para pjesëmarrësve do të flasin edhe Valon Murati, Leart Ajvazi dhe Hysni Klinaku.
Programi përfshin shfaqjen e videos “Rrëfimi i ushtares” në ekranin LED dhe një minutë heshtje për drejtësinë. Klinaku do të interpretojë edhe një këngë.
Sponsorët
![]() | ![]() | ![]() |


