Pa kategori

Presidenca: Vetëm bileta ekonomike në tenderin për udhëtime zyrtare

Zyra e Presidentes së Kosovës thotë se kontrata për udhëtimet zyrtare parashikon vetëm avio-bileta të kategorisë ekonomike, pa përjashtim për asnjërën nga kategoritë e përfshira, me qëllim racionalizimin e shpenzimeve…

Presidenca: Vetëm bileta ekonomike në tenderin për udhëtime zyrtare
Dëgjo artikullin 1 min

Zyra e Presidentes së Kosovës thotë se kontrata për udhëtimet zyrtare parashikon vetëm avio-bileta të kategorisë ekonomike, pa përjashtim për asnjërën nga kategoritë e përfshira, me qëllim racionalizimin e shpenzimeve publike.

Në sqarimin pas raportimeve mediatike për tenderin, Presidenca deklaron se procedura është zhvilluar në përputhje me Ligjin për Prokurimin Publik. Sipas saj, aktiviteti ishte planifikuar paraprakisht dhe përfshihej në Planin Vjetor të Prokurimit.

Tenderi i hapur është publikuar në platformën e-prokurimi më 27 gusht 2026. Kontrata është paraparë të zgjasë 36 muaj, ndërsa çmimi më i ulët ka qenë kriteri i vetëm për dhënien e saj, sipas njoftimit.

Shërbimet mbulojnë udhëtimet zyrtare të Presidentes dhe kabinetit, ish-presidentëve dhe stafit mbështetës, Këshillit Konsultativ për Komunitete dhe administratës. Përfshihen gjithashtu trupa të tjerë këshillues, komisione dhe ekspertë të angazhuar për nevoja zyrtare.

“Pa asnjë përjashtim, janë paraparë dhe kontraktuar vetëm avio-bileta të kategorisë ekonomike për të gjitha kategoritë e përfshira në kontratë”, thuhet në njoftimin e Presidencës.

Sponsorët

Petrol CompanyJYSKMishtore Meli
Scroll To Top