Pa kategori

Policia: Protesta në Prishtinë përfundoi pa asnjë incident

Protesta në Prishtinë kundër dënimit të ish-krerëve të UÇK-së përfundoi në mënyrë të qetë dhe pa incidente, sipas Policisë së Kosovës. Tubimi nisi në orën 16:00 në sheshin “Skënderbeu” dhe…

Policia: Protesta në Prishtinë përfundoi pa asnjë incident
Dëgjo artikullin 1 min

Protesta në Prishtinë kundër dënimit të ish-krerëve të UÇK-së përfundoi në mënyrë të qetë dhe pa incidente, sipas Policisë së Kosovës. Tubimi nisi në orën 16:00 në sheshin “Skënderbeu” dhe përfundoi rreth orës 17:50.

Në njoftimin e saj, Policia falënderoi organizatorët dhe mijëra pjesëmarrësit për sjelljen paqësore dhe respektimin e udhëzimeve të zyrtarëve policorë, përfshirë ato për qarkullimin rrugor.

Sipas Policisë, sjellja e përgjegjshme e protestuesve ndihmoi në mbarëvajtjen e tubimit. Institucioni njoftoi se kishte ndërmarrë masa për sigurinë e pjesëmarrësve dhe ruajtjen e rendit publik.

Sponsorët

Petrol CompanyJYSKMishtore Meli
Scroll To Top