Pa kategori

Policia gjobit 37 protestues për bllokimin e rrugës

Policia njoftoi se ka gjobitur me nga 5 mijë lekë 37 protestues për bllokimin e qarkullimit gjatë tubimeve të 9 dhe 10 nëntorit në Tiranë. Sipas njoftimit, shkeljet janë konstatuar…

Policia gjobit 37 protestues për bllokimin e rrugës
Dëgjo artikullin 1 min

Policia njoftoi se ka gjobitur me nga 5 mijë lekë 37 protestues për bllokimin e qarkullimit gjatë tubimeve të 9 dhe 10 nëntorit në Tiranë.

Sipas njoftimit, shkeljet janë konstatuar në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”. Policia thotë se pjesëmarrësit kanë penguar kalimin e automjeteve pavarësisht thirrjeve të përsëritura me megafon për lirimin e rrugës.

Për secilin prej 37 personave është plotësuar procesverbali përkatës. Si bazë ligjore për masat administrative, Policia citon pikën 2 të nenit 24/1 të Aktit Normativ nr. 5, datë 28 tetor 2026.

Vlera e përgjithshme e gjobave të vendosura arrin në 185 mijë lekë, sipas të dhënave të njoftuara nga Policia.

Sponsorët

Petrol CompanyJYSKMishtore Meli
Scroll To Top