Po kërkohet dikush që e ngon Kryeministrin si me e pas ‘bab’
Po kërkohet dikush që e ngon Kryeministrin si me e pas ‘bab’ Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Janina Ymeri, ka ironizuar me procesin e kërkimit të një kandidati për…

Po kërkohet dikush që e ngon Kryeministrin si me e pas ‘bab’
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Janina Ymeri, ka ironizuar me procesin e kërkimit të një kandidati për president të vendit.
Përmes një statusi, Ymeri ka thënë se po kërkohet një person që e dëgjon kryeministrin “si me e pas babë”, por që nuk ka asnjë lidhje të dokumentuar me Lëvizjen Vetëvendosje.
“Ku me gjet tash dikon që e ngon Kryeministrin si me e pas ‘bab’, por nuk ka asnjë video tubimi, fotografi, tender, vend pune, takim apo procesverbal mbledhjeje nga VV?”, ka shkruar Ymeri.
Ajo e ka lidhur këtë përshkrim drejtpërdrejt me përpjekjet aktuale për zgjedhjen e kreut të ri të shtetit.
“Kjo është çështja aktuale presidenciale. Çështje totalitare”, ka përfunduar deputetja e LDK-së.