Po garojmë, bashkohu me ne!
Partia Socialdemokrate e Kosovës ka nisur fushatën elektorale me mesazhe kritike ndaj pushtetit dhe opozitës, duke theksuar mungesën e një alternative të fortë politike në vend. Përmes një reagimi publik,…
Partia Socialdemokrate e Kosovës ka nisur fushatën elektorale me mesazhe kritike ndaj pushtetit dhe opozitës, duke theksuar mungesën e një alternative të fortë politike në vend.
Përmes një reagimi publik, përfaqësues të PSD-së, përfshirë edhe Natyra Kuçi, kanë bërë thirrje për mobilizim qytetar, duke theksuar se angazhimi i tyre synon ndërtimin e një opozite të re dhe rezistente.
Postimi:
“Po garojmë, bashkohu me ne!
E përjetuam këtë pushtet, që shfaqi tendenca të qarta autoritare. E përjetuam edhe një opozitë, që shfaqi tendenca të qarta për bashkëpunim me pushtetin. Pa ide, pa guxim.
Vendi ka pushtet, por nuk ka opozitë. Për këtë po garojmë. Për këtë do të rezistojmë.”