Pa kategori
Pllashniku i kërkon Gërvallës ndihmë për ta takuar Trendafilovën
Veterani i UÇK-së, Agim Pllashniku, tha në Kosova Live se i ka kërkuar Donika Gërvallës ndihmë për të realizuar një takim me kryetaren e Dhomave të Specializuara në Hagë, Ekaterina…

Veterani i UÇK-së, Agim Pllashniku, tha në Kosova Live se i ka kërkuar Donika Gërvallës ndihmë për të realizuar një takim me kryetaren e Dhomave të Specializuara në Hagë, Ekaterina Trendafilova.
Pllashniku e lidhi kërkesën me kundërshtimin e tij ndaj aktgjykimit për ish-krerët e UÇK-së. Ai përsëriti se dëshiron të hyjë në burg për t’u solidarizuar me katër ish-udhëheqësit, mbajtjen e të cilëve në Hagë e cilësoi të padrejtë.
“Jam duke i përgatitur letrat për të hyrë në burg”, ka thënë Pllashniku.
Sponsorët
![]() | ![]() | ![]() |


