Pa kategori

Peskov: Moska nuk vendos kushte për negociatorët evropianë

Moska nuk do të vendosë kushte për përbërjen e grupit negociator evropian, deklaroi të shtunën zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, në një intervistë për kanalin Telegram Yunashev Live, sipas agjencisë…

Peskov: Moska nuk vendos kushte për negociatorët evropianë
Dëgjo artikullin 1 min

Moska nuk do të vendosë kushte për përbërjen e grupit negociator evropian, deklaroi të shtunën zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, në një intervistë për kanalin Telegram Yunashev Live, sipas agjencisë Anadolu.

“Ne nuk mundemi dhe nuk duam të vendosim kushte për grupin e tyre negociator. Një mënyrë e tillë e shtruarjes së çështjes është absolutisht e gabuar”, tha ai.

Kryeqytetet evropiane po shqyrtojnë emërimin e një të dërguari të nivelit të lartë për përfaqësim të drejtpërdrejtë në bisedimet për përfundimin e luftës në Ukrainë. Megjithatë, Evropa ende nuk ka një negociator të dakordësuar apo një qëndrim të unifikuar për kohën e nisjes së bisedimeve të drejtpërdrejta.

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky tha të shtunën se Evropa duhet të jetë në tryezë me SHBA-në, Ukrainën dhe Rusinë. Ai tha se Ukraina pret që partnerët evropianë të vendosin deri në fund të nëntorit se kush do t’i përfaqësojë.

Sponsorët

Petrol CompanyJYSKMishtore Meli
Scroll To Top