Përparim Rama: Protesta e Qerkezit na vendos përballë përgjegjësisë
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, e cilësoi pjesëmarrjen e Ferdonije Qerkezit në protestë si një akt politik dhe moral që i vendos të gjithë përballë përgjegjësisë. Në një postim në…

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, e cilësoi pjesëmarrjen e Ferdonije Qerkezit në protestë si një akt politik dhe moral që i vendos të gjithë përballë përgjegjësisë. Në një postim në Facebook, ai e lidhi qëndrimin e saj me kujtesën kolektive të Kosovës dhe kundërshtimin e padrejtësisë.
“Ferdonije Qerkezi nuk po proteston për veten”, shkroi Rama.
Në reagimin e tij, kryetari i Prishtinës kujtoi se forcat serbe i vranë Qerkezit burrin dhe katër djemtë. Ai theksoi forcën e saj për të dalë në protestë pas tragjedisë familjare.
“Historia e Ferdonije Qerkezit është ndërgjegjja jonë kolektive!”, shkroi ai, duke kërkuar që një shtet që e njeh çmimin e lirisë të mos e relativizojë padrejtësinë.
Sponsorët
![]() | ![]() | ![]() |


