Përparim Rama për deklaratën e Kuvendit: “Mbi partitë është shteti”
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, e vlerësoi miratimin e deklaratës së Kuvendit të Kosovës për aktgjykimin ndaj ish-krerëve të UÇK-së në Hagë si mesazh uniteti institucional. Në reagimin e tij,…

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, e vlerësoi miratimin e deklaratës së Kuvendit të Kosovës për aktgjykimin ndaj ish-krerëve të UÇK-së në Hagë si mesazh uniteti institucional. Në reagimin e tij, ai tha se përgjegjësia për çështjet që lidhen me luftën çlirimtare duhet të qëndrojë mbi dallimet politike.
“Mbi partitë është shteti. Mbi interesat ditore është e vërteta jonë historike”, deklaroi Rama. Sipas tij, Kosova foli me një zë për një çështje që prek historinë, luftën për liri dhe themelet e shtetit.
Rama theksoi se mesazhi i Kuvendit duhet të dëgjohet edhe jashtë vendit. “Sot Kuvendi e dha këtë mesazh. Dhe është një mesazh që duhet të dëgjohet fuqishëm edhe përtej Kosovës”, u shpreh ai.
Sponsorët
![]() | ![]() | ![]() |


