Peja miraton 44.1 milionë euro buxhet, pagat tejkalojnë investimet me 6.9 milionë
Kuvendi Komunal i Pejës ka miratuar buxhetin për vitin 2027 në vlerën 44,119,678 euro. Buxheti mori 18 vota për, ndërsa në momentin e votimit ishin të pranishëm 29 asamblistë. Sipas…

Kuvendi Komunal i Pejës ka miratuar buxhetin për vitin 2027 në vlerën 44,119,678 euro. Buxheti mori 18 vota për, ndërsa në momentin e votimit ishin të pranishëm 29 asamblistë.
Sipas ndarjeve të miratuara nga Kuvendi Komunal, për paga dhe mëditje janë planifikuar 21.48 milionë euro, ndërsa për investime kapitale 14.56 milionë euro. Kështu, fondi për paga dhe mëditje është rreth 6.9 milionë euro më i lartë se ai për investime kapitale.
Për mallra dhe shërbime janë paraparë 4.98 milionë euro. Subvencionet dhe transferet zënë 1.93 milionë euro, ndërsa shpenzimet komunale 1.15 milionë euro.
Sponsorët
![]() | ![]() | ![]() |


