Pas bisedës Vuçiq-Putin, DASH rikujton paralajmërimin e Rubios
Departamenti amerikan i Shtetit rikujtoi paralajmërimin e Marco Rubios për përfshirjen e Serbisë në çështje potencialisht problematike, pas bisedës telefonike mes Aleksandar Vuçiqit dhe Vladimir Putinit. Në përgjigje për Radion…

Departamenti amerikan i Shtetit rikujtoi paralajmërimin e Marco Rubios për përfshirjen e Serbisë në çështje potencialisht problematike, pas bisedës telefonike mes Aleksandar Vuçiqit dhe Vladimir Putinit. Në përgjigje për Radion Evropa e Lirë, një zëdhënës iu referua deklaratës së sekretarit amerikan të Shtetit të 23 shtatorit.
Rubio kishte thënë se Serbia është e përfshirë në “çështje potencialisht problematike dhe shpërthyese, të cilat janë me interes ndërkombëtar”. Sipas tij, krahas thellimit të partneritetit strategjik me Serbinë, Uashingtoni synon të trajtojë çështjet që mund të prekin drejtpërdrejt interesat amerikane.
Biseda Vuçiq-Putin u zhvillua më 26 shtator dhe përfshiu marrëveshjen e gazit që Serbia pret të arrijë me Rusinë, si dhe bashkëpunimin dypalësh. Pas telefonatës, Vuçiq shprehu bindjen se presidenti i ardhshëm i Serbisë do të ruajë ekuilibrin në marrëdhëniet me aktorët kryesorë ndërkombëtarë.
Sponsorët
![]() | ![]() | ![]() |


