Paralajmërohen protesta në Gjermani e Finlandë kundër aktgjykimit të Hagës
Në Ulmë, Frankfurt, Hamburg dhe Helsinki janë paralajmëruar sot, më 26 shtator, protesta të diasporës shqiptare kundër aktgjykimit të Dhomave të Specializuara ndaj ish-krerëve të UÇK-së. Organizatorët i paraqesin tubimet…

Në Ulmë, Frankfurt, Hamburg dhe Helsinki janë paralajmëruar sot, më 26 shtator, protesta të diasporës shqiptare kundër aktgjykimit të Dhomave të Specializuara ndaj ish-krerëve të UÇK-së. Organizatorët i paraqesin tubimet si kundërshtim ndaj vendimit dënues.
Në Hamburg protesta është paralajmëruar për orën 16:00, në Frankfurt për 17:00 dhe në Ulmë për 17:30. Në Helsinki, tubimi është paraparë të mbahet në sheshin Kansalaistori.
Edhe në Prishtinë është paralajmëruar vazhdimi i protestës sonte, në orën 21:00, në sheshin “Skënderbeu”. Tubimi nën moton “Jo në emrin tim” pritet të shënojë natën e 11-të radhazi të kundërshtimit të aktgjykimit.
Sponsorët
![]() | ![]() | ![]() |


