Politikë

Padrejtësi serioze, duhet korrigjuar

Konjufca ia ngre ministrit holandez aktgjykimin ndaj ish-krerëve të UÇK-së: Padrejtësi serioze, duhet korrigjuar në Apel Zëvendëskryeministri dhe ministri i Punëve të Jashtme, Glauk Konjufca, ka bërë të ditur se…

Padrejtësi serioze, duhet korrigjuar
Dëgjo artikullin 3 min

Konjufca ia ngre ministrit holandez aktgjykimin ndaj ish-krerëve të UÇK-së: Padrejtësi serioze, duhet korrigjuar në Apel

Zëvendëskryeministri dhe ministri i Punëve të Jashtme, Glauk Konjufca, ka bërë të ditur se gjatë takimit me ministrin e Jashtëm të Holandës, Tom Berendsen, ka ngritur çështjen e aktgjykimit ndaj ish-krerëve të UÇK-së.

Konjufca tha se ministrit holandez ia ka shprehur qëndrimin e Kosovës se aktgjykimi i shkallës së parë ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit shtrembëron të vërtetën historike dhe përbën padrejtësi serioze.

Sipas tij, ky vendim duhet të korrigjohet në shkallën e Apelit.

Takimi është zhvilluar në New York, në kuadër të Javës së Nivelit të Lartë të sesionit të 81-të të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara.

Konjufca, së bashku me kryeministrin Albin Kurti, ka zhvilluar takim edhe me kryeministrin kroat Andrej Plenković dhe ministrin e Jashtëm të Kroacisë, Gordan Grlić Radman.

Ai ka takuar gjithashtu përfaqësues të Emirateve të Bashkuara Arabe, Xhibutit dhe Ruandës, me të cilët ka diskutuar për forcimin e marrëdhënieve, investimet dhe zgjerimin e bashkëpunimit ndërmjet Kosovës dhe këtyre shteteve.

**Postimi i plotë i Konjufcës:**

Javën e Nivelit të Lartë të sesionit të 81-të të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara në New York e nisa me një sërë takimesh me partnerë të Kosovës dhe përfaqësues ndërkombëtarë.

Së bashku me Kryeministrin Kurti, zhvilluam një takim me Kryeministrin e Kroacisë, Andrej Plenković, dhe Ministrin e Punëve të Jashtme dhe Çështjeve Evropiane, Gordan Grlić Radman. Kroacia është një prej partnerëve më të afërt të Kosovës në rajon, me të cilën ndajmë interesa të rëndësishme në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes, si dhe në avancimin e perspektivës euroatlantike të vendit tonë. Ky partneritet i konsoliduar ndër vite krijon mundësi të reja për ta thelluar edhe më tej bashkëpunimin mes dy vendeve tona.

Takova Ministrin e Punëve të Jashtme të Holandës, Tom Berendsen, të cilit i ngrita çështjen e aktgjykimit të padrejtë të shkallës së parë të Dhomave të Specializuara ndaj ish-krerëve të UÇK-së, Hashim Thaçit, Kadri Veselit,

Scroll To Top