Pacolli ndan 138 mijë euro për Odën e Arkitektëve — ja ku do të përdoret fondi
MMPH-ja ka nënshkruar marrëveshje për mbështetjen e Odës së Arkitektëve me 138,417.50 euro.

Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës do ta mbështesë Odën e Arkitektëve të Kosovës me 138 mijë e 417 euro e 50 centë, përmes një marrëveshjeje bashkëpunimi të nënshkruar të martën.
Marrëveshja u nënshkrua nga ministrja në detyrë, Fitore Pacolli, dhe kryetarja e Odës së Arkitektëve, Mimoza Haxhija-Jedrashi.
Sipas Pacollit, fondi do të përdoret për fuqizimin e profesionit të arkitekturës dhe për organizimin e konkurseve kombëtare e ndërkombëtare për projekte të rigjenerimit mjedisor dhe hapësinor.
Ajo tha se bashkëpunimi do të përqendrohet veçanërisht në zonat e mbrojtura dhe përgjatë lumenjve, liqeneve, lagunave dhe parqeve, me synimin për të sjellë zgjidhje të reja profesionale për rehabilitimin e tyre.
Foto: Fitore Pacolli / Facebook.
DPT — Drita për të vërtetën