Pa kategori

Osmani sfidon pushtetin për krahasimet me qeveritë e kaluara

Vjosa Osmani i kërkoi pushtetit ta krahasojë performancën me rezultatet e veta dhe jo me qeveritë e viteve 2014–2018, gjatë seancës së jashtëzakonshme të Kuvendit të Kosovës për Raportin e…

Osmani sfidon pushtetin për krahasimet me qeveritë e kaluara
Dëgjo artikullin 1 min

Vjosa Osmani i kërkoi pushtetit ta krahasojë performancën me rezultatet e veta dhe jo me qeveritë e viteve 2014–2018, gjatë seancës së jashtëzakonshme të Kuvendit të Kosovës për Raportin e Progresit të Komisionit Evropian.

“Për pushtetin e sotëm, për besë, a ka ma marre sesa ju me krahasu veten me ata të vitit 2014, 2015, 2016, 2017 e 2018. Krahasojeni me vetveten”, tha ajo.

Osmani kritikoi edhe qasjen e pushtetit ndaj debatit, duke thënë se raporti duhet ta bashkojë spektrin politik dhe ta afrojë Kosovën me anëtarësimin në Bashkimin Evropian.

Ajo kujtoi se edhe vetë e kishte kritikuar Komisionin Evropian për vlerësime në raportet e tij, duke përmendur kërkesat për procesin e vettingut. Megjithatë, sipas saj, raportet përmbajnë edhe vlerësime që pasqyrojnë saktë gjendjen në vend.

“Neve nuk do të na duhej një Raport i Progresit për të na e përplasur të vërtetën, se si po jetojnë sot qytetarët e Republikës së Kosovës”, u shpreh Osmani.

Sponsorët

Petrol CompanyJYSKMishtore Meli
Scroll To Top