Osmani: Institucionet mbrojnë kullotën, por jo jetën e njeriut
Vjosa Osmani akuzoi institucionet për dështim në mbrojtjen e jetës së qytetarëve, duke krahasuar trajtimin e rastit të Arlindës me arrestimin e pronarit të një lope që kishte hyrë në…

Vjosa Osmani akuzoi institucionet për dështim në mbrojtjen e jetës së qytetarëve, duke krahasuar trajtimin e rastit të Arlindës me arrestimin e pronarit të një lope që kishte hyrë në oborrin e Gjykatës në Graçanicë.
Në një postim në Facebook, ajo shkroi: “Arlindën e lanë në duart e vdekjes. Pronarin e lopës që kullot bar e arrestojnë! Kjo është logjika e tyre. Viktima pa mbrojtje. Lopa me pronar në pranga! Logjikë mesjetare. Drejtësi e përmbysur!”
Kritika e saj u përqendrua te kontrasti që ajo sheh mes reagimit ndaj dëmeve nga kafsha dhe mbrojtjes së jetës njerëzore.
“Kur institucionet dinë të mbrojnë kullotën nga lopa, por jo jetën e njeriut, kemi prekur fundin”, shkroi Osmani.
Sponsorët
![]() | ![]() | ![]() |


