Nasim Haradinaj ndërkombëtarëve: “na keni tradhtuar dhe kthenani besimin”
Nasim Haradinaj akuzoi ndërkombëtarët për tradhti gjatë fjalimit në protestën e 1 tetorit në Prishtinë kundër dënimit të ish-krerëve të UÇK-së. Duke iu drejtuar atyre që, sipas tij, kishin ndihmuar…

Nasim Haradinaj akuzoi ndërkombëtarët për tradhti gjatë fjalimit në protestën e 1 tetorit në Prishtinë kundër dënimit të ish-krerëve të UÇK-së. Duke iu drejtuar atyre që, sipas tij, kishin ndihmuar gjatë luftës, ai tha: “na keni tradhtuar dhe kthenani besimin”.
Haradinaj u bëri thirrje edhe deputetëve të bashkohen, duke i lidhur përgjegjësitë e tyre me mandatin që kanë kërkuar nga qytetarët. “Ju thërrasim për bashkim”, deklaroi ai.
Në fjalimin e tij, Haradinaj kërkoi drejtësi dhe zbardhjen e krimeve. Ai kundërshtoi shpjegimin e ndërkombëtarëve se procesi lidhet me raste individuale dhe tha se Kosova ka institucione e profesionistë që mund ta çojnë drejtësinë në vend.
Protesta ku foli Haradinaj u mbajt në mbështetje të Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit, pas aktgjykimit dënues në shkallë të parë nga Dhomat e Specializuara.
Sponsorët
![]() | ![]() | ![]() |


