Pa kategori

N1: Mjete për shpërndarjen e protestuesve lëvizin në Beograd

Automjete të xhandarmërisë serbe, të pajisura për shpërndarjen e demonstruesve, janë filmuar duke lëvizur drejt Terazijes në qendër të Beogradit, në ditën e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare, sipas mediumit serb…

N1: Mjete për shpërndarjen e protestuesve lëvizin në Beograd
Dëgjo artikullin 1 min

Automjete të xhandarmërisë serbe, të pajisura për shpërndarjen e demonstruesve, janë filmuar duke lëvizur drejt Terazijes në qendër të Beogradit, në ditën e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare, sipas mediumit serb N1.

Pamjet janë regjistruar në kryqëzimin e rrugëve Kneza Miloša dhe Kralja Milana. N1 raporton gjithashtu se lexuesit kanë njoftuar për një kolonë prej rreth 20 automjetesh të xhandarmërisë në autostradën Beograd–Nish, në drejtim të kryeqytetit.

Sipas të njëjtit medium, automjete të tilla ishin përdorur gjatë protestave të verës së vitit 2025 në Novi Sad për të shtyrë turmat nga bulevardet dhe rrugët e gjera. Materiali nuk jep një shpjegim zyrtar për qëllimin e lëvizjes së sotme.

Sponsorët

Petrol CompanyJYSKMishtore Meli
Scroll To Top