Pa kategori

Mustafa protestuesve nga Haga: “Ju u shndërruat në luftëtarë të drejtësisë”

Salih Mustafa u dërgoi nga Haga një mesazh pjesëmarrësve në natën e 14-të të protestës në Prishtinë kundër vendimit të Dhomave të Specializuara. Mesazhin e përcolli djali i tij, i…

Mustafa protestuesve nga Haga: “Ju u shndërruat në luftëtarë të drejtësisë”
Dëgjo artikullin 1 min

Salih Mustafa u dërgoi nga Haga një mesazh pjesëmarrësve në natën e 14-të të protestës në Prishtinë kundër vendimit të Dhomave të Specializuara. Mesazhin e përcolli djali i tij, i pranishëm mes protestuesve në shesh.

“Ju u shndërruat në luftëtarë të drejtësisë”, thuhet në mesazhin e Mustafës, të nënshkruar me emrin Cali.

Në mesazh, Mustafa e lidhi protestën me mbrojtjen e historisë së UÇK-së, lirisë dhe demokracisë. “Ne dje ishim luftëtarë të UÇK-së për liri, bashkim e demokraci. E ju sot jeni engjëjt mbrojtës të historisë së UÇK-së, lirisë dhe demokracisë”, shkroi ai.

Mustafa e mbylli mesazhin me përshëndetje për pjesëmarrësit: “Me respekt dhe dashuri për ju, ju përshëndes. Cali”.

Sponsorët

Petrol CompanyJYSKMishtore Meli
Scroll To Top