Pa kategori

Mucunski kërkon takim në Sofje për dialogun me Bullgarinë

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme e Maqedonisë së Veriut ka konfirmuar se është kërkuar zyrtarisht një takim mes ministrit Timço Mucunski dhe homologes bullgare, Velislava Petrova-Çamova.…

Mucunski kërkon takim në Sofje për dialogun me Bullgarinë
Dëgjo artikullin 1 min

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme e Maqedonisë së Veriut ka konfirmuar se është kërkuar zyrtarisht një takim mes ministrit Timço Mucunski dhe homologes bullgare, Velislava Petrova-Çamova. Takimi pritet javën e ardhshme në Sofje, gjatë takimit ministror për Korridorin 8.

Kryeministri Hristijan Mickoski e ka paraqitur takimin bilateral si hapin e parë për ta çuar përpara dialogun me Bullgarinë. Në konferencën e përbashkët në Shkup me presidenten e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, ai tha se i kishte kërkuar Mucunskit të dërgonte notë diplomatike për të kërkuar takim me homologen e tij.

Sipas Mickoskit, Maqedonia e Veriut pret një perspektivë të qartë evropiane në këmbim të vendimeve me pasoja afatgjata për vendin. Ai tha se synimi është krijimi i kushteve që procesi i integrimit evropian të ecë përpara mbi një bazë të qëndrueshme.

Sponsorët

Petrol CompanyJYSKMishtore Meli
Scroll To Top