“Mobilizim i përgjithshëm në Kosovë” – Marshi për Liri alarmon mediat serbe
Marshi për Liri në Prishtinë, në mbështetje të Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit, tërhoqi vëmendjen edhe të mediave serbe. Revista Vreme e përshkroi mobilizimin për tubimin…

Marshi për Liri në Prishtinë, në mbështetje të Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit, tërhoqi vëmendjen edhe të mediave serbe. Revista Vreme e përshkroi mobilizimin për tubimin me formulimin “mobilizim i përgjithshëm në Kosovë”.
Në raportimin e 12 shtatorit, të publikuar përpara marshit, Vreme vuri në qendër thirrjet për pjesëmarrje dhe mesazhin “UÇK-ja na bashkon”. Formulimi për mobilizimin ishte pjesë e titullit të kësaj medie për mbështetjen publike për tubimin, në prag të vendimit në Hagë.
Sponsorët
![]() | ![]() | ![]() |
Shkrimi përshkruante fushatën që i parapriu marshit, duke veçuar përfshirjen e institucioneve, organizatave dhe figurave publike në thirrjet për pjesëmarrje.
Edhe N1 Serbia, duke iu referuar KoSSev-it, raportoi për mobilizimin përtej organizatave të veteranëve dhe partive politike. Në titull përcolli mesazhet “UÇK-ja na bashkon” dhe “Haga të kërkojë falje”.
Raportimi i N1 përmendte mbështetjen nga universitete, shoqata, biznese, sportistë, artistë dhe përfaqësues fetarë. Ky shkrim u publikua përpara fillimit të marshit dhe pasqyronte thirrjet e përgatitjet për të.
Pas tubimit, N1 raportoi veçmas për dhjetëra mijëra pjesëmarrës në sheshet e Prishtinës. Marshi u organizua nga platforma “Liria Ka Emër”, me kërkesën për lirimin e ish-krerëve të UÇK-së.
DPT — Drita për të vërtetën


