Avokati i Hashim Thaçit e ironizon keq Serbinë!
Avokati i Hashim Thaçit, Luka Misetic, reagoi në X ndaj brohoritjeve që, sipas tij, tifozët serbë bënë për Ratko Mlladiqin gjatë ndeshjes mes Holandës dhe Serbisë në Beograd. Misetic e…

Avokati i Hashim Thaçit, Luka Misetic, reagoi në X ndaj brohoritjeve që, sipas tij, tifozët serbë bënë për Ratko Mlladiqin gjatë ndeshjes mes Holandës dhe Serbisë në Beograd. Misetic e lidhi reagimin me gjenocidin e Srebrenicës dhe rolin e paqeruajtësve holandezë në vitin 1995.
Në postimin e tij, Misetic shkroi se tifozët brohoritën emrin e të dënuarit për krime lufte dhe gjenocid, “duke pritur që holandezët të dorëzoheshin ashtu siç bënë në Srebrenicë në vitin 1995”. Ky krahasim ishte interpretimi i avokatit për brohoritjet.
“Këtë herë, holandezët qëndruan të palëkundur dhe fituan me rezultatin 2-1”, shkroi ai.
Sponsorët
![]() | ![]() | ![]() |


