Miftaraj kritikon Kushtetuesen: Brenda një viti ndryshoi dy herë praktikën
Ehat Miftaraj nga Instituti i Kosovës për Drejtësi ka kritikuar vendimin e sotëm të Gjykatës Kushtetuese, duke pretenduar se institucioni ka ndryshuar së paku dy herë praktikën gjyqësore dhe dy…

Ehat Miftaraj nga Instituti i Kosovës për Drejtësi ka kritikuar vendimin e sotëm të Gjykatës Kushtetuese, duke pretenduar se institucioni ka ndryshuar së paku dy herë praktikën gjyqësore dhe dy herë praktikën parlamentare brenda një viti.
“Gjykata Kushtetuese po e luan rolin e babadimrit”, tha Miftaraj në reagimin e tij. “Për festat e fundvitit secilit/es nga një dhuratë.”
Ai i akuzoi gjyqtarët se po marrin rol politik, duke i cilësuar si “Gjyqtarë të cilët e luajnë rolin e politikanit kushtetutshkelës”. Pretendimet për ndryshimin e praktikës dhe vlerësimi për gjyqtarët janë qëndrime të Miftarajt.
Sponsorët
![]() | ![]() | ![]() |


