Meholli, opozitës: Nëse s’i përballoni sukseset, dilni në bufe
Deputeti i Vetëvendosjes, Sylejman Meholli, u tha deputetëve të opozitës se, nëse e kanë të vështirë t’i përballojnë ato që ai i quajti suksese të Qeverisë në shëndetësi, mund të…

Deputeti i Vetëvendosjes, Sylejman Meholli, u tha deputetëve të opozitës se, nëse e kanë të vështirë t’i përballojnë ato që ai i quajti suksese të Qeverisë në shëndetësi, mund të dalin në bufe për t’u qetësuar dhe pastaj të kthehen në debat.
Ai e bëri këtë deklaratë gjatë interpelancës së ministrit të Shëndetësisë, Arben Vitia, pasi deputetë të opozitës ia ndërprenë fjalimin.
“Nëse ndonjë kolegë e ka problem t’i përballojë sukseset e Qeverisë, unë ia bëj më të lehtë, të dalë në bufe të qetësohet e të kthehet përsëri në debat”, është shprehur Meholli.
Duke folur në emër të Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes, Meholli tha se do t’i rendiste sukseset e Qeverisë në sektorin e shëndetësisë. Sipas tij, ministrit Vitia nuk i kishte mjaftuar koha për t’i përmendur të gjitha.
Sponsorët
![]() | ![]() | ![]() |


