Marshi për çlirimtarët – këto janë rrugët që mbyllen sot në Prishtinë
Policia e Kosovës njofton se rrugët Luan Haradinaj dhe Enver Zymeri në Prishtinë do të mbyllen përkohësisht për qarkullim sot, më 1 tetor, duke filluar nga ora 15:00. Masat lidhen…

Policia e Kosovës njofton se rrugët Luan Haradinaj dhe Enver Zymeri në Prishtinë do të mbyllen përkohësisht për qarkullim sot, më 1 tetor, duke filluar nga ora 15:00. Masat lidhen me protestën e platformës “Liria ka emër”, e cila nis në orën 16:00 në sheshin “Skënderbeu”.
Sipas njoftimit policor, protesta shpreh pakënaqësinë ndaj aktgjykimit të Gjykatës Speciale në Hagë për ish-krerët e UÇK-së.
Në varësi të nevojës operative, qarkullimi mund të ndërpritet përkohësisht edhe në rrugë të tjera. Policia ka paraparë patrulla trafiku për riorientimin e automjeteve në rrugë alternative, nëse kjo bëhet e nevojshme.
Policia u bën thirrje qytetarëve të tregojnë kujdes të shtuar dhe të respektojnë rregullat e trafikut.
Sponsorët
![]() | ![]() | ![]() |


