Pa kategori

Marrëveshje politike kundër Hagës? Ferati zbulon çfarë ndodhi me LDK-në

Kryetari i Istogut, Ilir Ferati, mohoi se kishte zhvilluar diskutime me përfaqësues të partive lokale për thirrjen e seancës lidhur me deklaratën kundër aktgjykimit të Dhomave të Specializuara në Hagë.…

Marrëveshje politike kundër Hagës? Ferati zbulon çfarë ndodhi me LDK-në
Dëgjo artikullin 1 min

Kryetari i Istogut, Ilir Ferati, mohoi se kishte zhvilluar diskutime me përfaqësues të partive lokale për thirrjen e seancës lidhur me deklaratën kundër aktgjykimit të Dhomave të Specializuara në Hagë. Sipas tij, grupit të kuvendarëve të LDK-së nuk i janë kërkuar nënshkrime për seancën.

Në reagimin e tij, Ferati njoftoi se të hënën do të mbahet seanca e rregullt e Kuvendit Komunal, me shqyrtimin dhe miratimin e deklaratës në rendin e ditës.

Ai kritikoi mënyrën si po zhvillohet debati publik, duke thënë se diskutimet kanë kaluar në gjuhë partiake. Ferati tha se do t’i përfaqësojë qytetarët pa iu nënshtruar agjendave të partive dhe përsëriti mbështetjen për organizatat e dala nga lufta.

“UÇK-ja s’ka parti, UÇK-ja s’është individ”, shkroi ai.

Sponsorët

Petrol CompanyJYSKMishtore Meli
Scroll To Top