Mahmuti kundërshton aktgjykimin në Hagë: Synohet legjitimiteti i pavarësisë
Bardhyl Mahmuti, një nga themeluesit e UÇK-së, e ka kundërshtuar aktgjykimin ndaj ish-krerëve të saj në Hagë, duke pretenduar se ai përgatit terrenin për të mohuar legjitimitetin e pavarësisë së…

Bardhyl Mahmuti, një nga themeluesit e UÇK-së, e ka kundërshtuar aktgjykimin ndaj ish-krerëve të saj në Hagë, duke pretenduar se ai përgatit terrenin për të mohuar legjitimitetin e pavarësisë së Kosovës. Këtë qëndrim e shprehu në emisionin “Java” në Kanal10.
Mahmuti kritikoi mënyrën se si, sipas tij, aktgjykimi trajton konceptin e një qëllimi të përbashkët kriminal. Ai argumentoi se përmes këtij koncepti është zbehur përgjegjësia individuale dhe pretendoi se ish-krerët janë dënuar për kontributin gjatë luftës, jo për akte konkrete individuale.
“Do të thonë se kanë pasur qëllim të krijojnë një shtet të pavarur si qëllim kriminal. Kjo nuk është e rastësishme. Kjo është përgatitje e terrenit për të mohuar legjitimitetin dhe ligjshmërinë e shpalljes së pavarësisë”, ka deklaruar Mahmuti.
Sipas tij, trajtimi i synimit për çlirimin dhe pavarësinë e Kosovës në kuadër të një ndërmarrjeje kriminale është paradoksal. Këto janë vlerësimet e Mahmutit për përmbajtjen dhe pasojat politike të aktgjykimit.
Sponsorët
![]() | ![]() | ![]() |


