Pa kategori

Lushaku: Ka pasur takime mes të gjithë liderëve

Shefja e grupit parlamentar të LDK-së, Jehona Lushaku, tha pas seancës së Kuvendit se ka pasur takime mes të gjithë liderëve për koordinimin e veprimeve të ardhshme shtetërore. Ajo deklaroi…

Lushaku: Ka pasur takime mes të gjithë liderëve
Dëgjo artikullin 1 min

Shefja e grupit parlamentar të LDK-së, Jehona Lushaku, tha pas seancës së Kuvendit se ka pasur takime mes të gjithë liderëve për koordinimin e veprimeve të ardhshme shtetërore. Ajo deklaroi se LDK-ja është e gatshme të kontribuojë në formimin e institucioneve.

Sipas Lushakut, koordinimi lidhet me procese të rëndësishme, përfshirë çështjen e presidentit dhe deklaratën e përbashkët për aktgjykimin ndaj ish-krerëve të UÇK-së, të miratuar në seancë.

“Ka shumë procese të rëndësishme që pritet të ndodhin, edhe puna e Presidentit, por ishte edhe koordinimi sa i përket kësaj deklarate”, tha ajo.

Në deklaratën e saj, Lushaku nuk dha emra të pjesëmarrësve apo hollësi për kohën e takimeve.

Sponsorët

Petrol CompanyJYSKMishtore Meli
Scroll To Top