“Liria ka Emër” nuk ndalet :paralajmërohet marshi i katërt
“Liria ka Emër” nuk ndalet: Në tetor paralajmërohet marshi i katërt në Prishtinë Platforma “Liria ka Emër” ka paralajmëruar vazhdimin e aktiviteteve në mbështetje të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të…

“Liria ka Emër” nuk ndalet: Në tetor paralajmërohet marshi i katërt në Prishtinë
Platforma “Liria ka Emër” ka paralajmëruar vazhdimin e aktiviteteve në mbështetje të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të dënuar nga Gjykata Speciale.
Përfaqësuesi i kësaj platforme, Ismail Tasholli, ka bërë të ditur se gjatë muajit tetor planifikohet organizimi i marshit të katërt në Prishtinë.
I ftuar në emisionin “Pressing” në T7, Tasholli deklaroi se platforma nuk ka ndërmend të dorëzohet. Ai tha se tashmë kanë nisur takimet për hartimin e një agjende njëvjeçare të aktiviteteve.
Sipas tij, tetori është zgjedhur edhe për shkak se njihet si muaji i studentëve, ndërsa hollësitë rreth organizimit do të bëhen publike pasi të caktohet data përfundimtare.
“Prishtina do të mbushet përsëri me një marsh”, paralajmëroi Tasholli.
Data e saktë ende nuk është vendosur, por organizatorët konfirmojnë se marshi i radhës do të mbahet gjatë tetorit.