Pa kategori

Limaj: Aktgjykimi i Hagës synon rishkrimin e historisë

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, kundërshtoi aktgjykimin ndaj ish-krerëve të UÇK-së gjatë pjesëmarrjes në protestën “Jo në emrin tim”, mbrëmjen e 25 shtatorit në Prishtinë. Limaj pretendoi se aktgjykimi…

Limaj: Aktgjykimi i Hagës synon rishkrimin e historisë
Dëgjo artikullin 1 min

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, kundërshtoi aktgjykimin ndaj ish-krerëve të UÇK-së gjatë pjesëmarrjes në protestën “Jo në emrin tim”, mbrëmjen e 25 shtatorit në Prishtinë. Limaj pretendoi se aktgjykimi synon rishkrimin e historisë së Kosovës.

“Ndihem mirë që njerëzit e kanë kuptuar që ky aktgjykim nuk ka të bëjë me individin, se ky aktgjykim ka një objektiv për të shlyer një histori e për të rishkruar një histori. Shteti dhe populli i Kosovës nuk lejon që t’i rishkruhet historia”, deklaroi ai.

Sipas Limajt, reagimet pas vendimit kanë nxjerrë në pah krenarinë e qytetarëve për UÇK-në dhe kontributin e saj në çlirimin e Kosovës. Ai veçoi të rinjtë, të cilët, sipas tij, po shprehin vlerësim për sakrificën e prindërve të tyre.

Protesta në sheshin “Skënderbeu” u mbajt për të dhjetën natë radhazi. Aktgjykimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së është i shkallës së parë dhe mund të apelohet.

Sponsorët

Petrol CompanyJYSKMishtore Meli
Scroll To Top