LDK kërkon plan brenda 30 ditësh për rekomandimet e KE-së
Shefja e Grupit Parlamentar të LDK-së, Jehona Lushaku-Sadriu, kërkoi që Qeveria e Kosovës të paraqesë brenda 30 ditësh një plan veprimi për rekomandimet e Raportit të Progresit të Komisionit Evropian…

Shefja e Grupit Parlamentar të LDK-së, Jehona Lushaku-Sadriu, kërkoi që Qeveria e Kosovës të paraqesë brenda 30 ditësh një plan veprimi për rekomandimet e Raportit të Progresit të Komisionit Evropian dhe të raportojë çdo tre muaj në Kuvend për zbatimin e tyre.
Gjatë seancës së jashtëzakonshme kushtuar raportit, ajo tha se plani duhet të përmbajë masa konkrete dhe të përcaktojë institucionet apo zyrtarët përgjegjës për realizimin e tyre. Kërkesën e paraqiti në emër të grupit parlamentar të LDK-së, duke kërkuar që shqyrtimi i raportit të pasohet me veprime nga ekzekutivi.
Lushaku-Sadriu kritikoi Qeverinë Kurti për gjendjen në energji dhe transport, duke iu referuar gjetjeve të raportit. Sipas saj, mungesa e investimeve dhe qasja e Qeverisë në këta sektorë rrisin koston e jetesës dhe ndikojnë në shëndetin e mirëqenien e familjeve.
“Në emër të grupit parlamentar të LDK-së kërkoj që këtu të mos përfundojmë vetëm një diskutim, por të dalim me kërkesa konkrete për Qeverinë e Kosovës”, deklaroi ajo.
Sponsorët
![]() | ![]() | ![]() |


