Politikë

LDK del me komunikatë

Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK). Komunikatë për medie Sonte, në seancën e thirrur për Zgjedhjen e Presidentit të Republikës së Kosovës, Lëvizja Vetëvendosje inicoi përmbysjen e rendit kushtetues të Republikës…

LDK del me komunikatë
Dëgjo artikullin 1 min
LDK komunikatë
Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK).

Komunikatë për medie

Sonte, në seancën e thirrur për Zgjedhjen e Presidentit të Republikës së Kosovës, Lëvizja Vetëvendosje inicoi përmbysjen e rendit kushtetues të Republikës së Kosovës.

Nisja e procesit të votimit pa kuorum kushtetues përbën sabotim të drejtpërdrejtë të Kushtetutës dhe vetë shtetit.

Ky është abuzim i hapur me Kuvendin e Kosovës, shkelje e rëndë e rendit kushtetues dhe përpjekje për të imponuar vullnet parapolitik.

LDK-ja nënvizon fuqishëm se Republika nuk mund të merrret peng. Rendi kushtetutes nuk është i negociueshëm.

Për aktin e sontëm do të ketë përgjegjësi politike, institucionale dhe nacionale.

— Lidhja Demokratike e Kosovës

Scroll To Top